Wendi Mancaku: U frymëzova gjatë izolimit nga pandemia
  • e premte, 20 nëntor 2020

Wendi Mancaku: U frymëzova gjatë izolimit nga pandemia

Wendi Mancaku: "Ishte një frymëzim gjatë periudhës së izolimit nga pandemia. Më pas kontaktova Rozana Radin e cila realizoi tekstin e këngës. Nën titullin "Vesi i shpirtit tim", vargjet sjellin një histori dashurie, një e tretë që hyn në mesin e një çifti. Vajza e dashuruar do që të bëjë të njëjtën gjë, por nuk mundet sepse nuk është në karakterin e saj.  Midis të tjerash, Wendi u shprehse ndihet keq që nuk mund të këndojë me Orkestrën e RTSH këtë vit. "Do të më mungojë Orkestra, por e mirëkuptoj këtë vendim pasi ky është një edicion jo i zakontë. Çdo festival ka të bukurën e vet, gjithsesi." - përfundoi ajo.

 

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni duke klikuar këtu