I ftuar në programin e Andri Xhahut në Radio Tirana, Kastro Zizo, ka folur mbi këngën e tij pjesëmarrëse në Fest ‘59z
“Kënga është shkruar në verë, në një nga ato ditët me ankth, por edhe shumë të bukura pranë shoqes sime shtatzënë. Unë nuk kam muza fizike. Ishte një nga ato ditët me djalin, i cili nuk po qante, dhe ashtu natyrshëm më erdhën vargjet. M'u fut një shpirt antik, duke më kthyer 2500 vjet përpara, në një valle burrash, që i kërcenin vdekjes. Po zbuloj ekskluzivisht për ju që teksti, një orë para se të dorëzohej në festival ndryshoi, nga vallja e vdekjes në vallja e jetës. Kjo ndodhi sepse këtë periudhë fjala "vdekje" tingëllon pak e zymtë. Çdo fjalë tjetër nuk ka ndryshuar."
Çdo artist pjesëmarrës ka pritshmëritë e veta nga kjo garë e rëndësishme e këngës, ndaj midis të tjerash, Kastro ka thënë se: “Unë nuk marr pjesë në festival për të mbushur numrin, por konkurroj në mënyrë dinjitoze, shto këtu dhe faktin që festivali është si një trampolinë për të shkuar në Eurovision. Duke qenë se atje vlerësohet çdo detaj, edhe performanca ime do të jetë zjarr, një valle universale e jetës."
- e premte, 27 nëntor 2020