Një finale emocionuese mes 18 këngësh të cilat sollën atmosferën e bukur të një garë midis artistësh të vërtetë. Një spektakël i cili u arrit të realizohej në të gjitha detajet me përpikmëri. Ndonëse në kushte jo të favorshme , interpretuesit arritën të kenë një paraqitje shumë cilësore të vokaleve dhe këngëve të cilat ishin të stileve të ndryshme.
Pas konkurrimit të të gjitha këngëve finaliste të ftuarit specialë do të jepnin një tjetër frymëmarrje në këtë natë emocionuese. Një nga pikat më kulminante të një gare të tillë është momenti i dhënies së çmimeve.
Për herë të parë, Bashkia e Tiranës dha një çmim të cilin e fitoi kënga "Tjerr" e interpretuar nga Evi Reçi.
Çmimin e tretë mori kënga "Kush je ti dashuri" e kënduar nga Festina Mejzini.
Çmimin e dytë kënga "Ka me t'ba me kajt" e kënduar nga Sardi Strugaj
Çmimin e parë kënga "Karma" e kënduar nga Anxhela Peristeri e cila mes shume emocionesh mori në dorë kupën e këtij festivali me dëshirën dhe besimin se kjo kënge do të përfaqsojë Shqipërinë në Eurovision 2021 sa më denjësisht.
Kështu u mbyll një edicion i suksesshëm i Festivalit të Këngës në RTSH i cili ishte vërtet një sfidë e bukur për të treguar se historia e këngës shqiptare vazhdon me sukses.