Mahmood-i ju pret të enjten në Pallatin e Kongreseve sepse ka surpriza për ju!
  • e premte, 13 dhjetor 2019

Mahmood-i ju pret të enjten në Pallatin e Kongreseve sepse ka surpriza për ju!

Pak ditë më parë mësuam se një nga të ftuarit special që do të ngjitet në skenën e Festivalit të 58-të të Këngës është artisti i famshëm italian Mahmood.

Nëse nuk keni rezervuar akoma një biletë për natën e parë në Mytickets.al duhet të nxitoni se krahas 10 hiteve që këngëtarët shqiptarë do të sjellin, Mahmood do të performojë një kolazh nga hitet e tij më të fundit.

“Soldi” dhe “Barrio” do të performohen për herë të parë në një skenë shqiptare nga Mahmood-i i shoqëruar nga efektet special të skenës së Festivalit të Këngës.

Dimë t’ju themi vetëm që ka surpriza për ata që do të jenë në sallë!