Fillmi i një Festivali është sa emocionues aq edhe nostalgjik….Pikërisht më 21 dhjetor të vitit 1962 gati 6 dekada më parë do të lindte Festivali i Këngës. Një festival i cili do të sillte një gëzim në jetën e shqiptarëve dhe do të bënte që kënga e lehtë të merrte një tjetër dimension artistik duke e bërë si një nga vlerat e shtuara të artit shqiptar.
Ky festival nuk e ndali hapin as pas vitit 1972 në famëkeqin Festival I 11-të, as në 1990 apo 1997 dhe as në 2020 ku Covid -19 ndryshoi botën dhe jetën e çdo banori në glob.
Festivali i Këngës në RTSH do të marrë udhë pikërisht sonte dhe 25 këngë të reja janë dhurata më e bukur që RTSH , artistët dhe gjithë stafi i këtij festivali mund ti bënin publikut artdashës në Shqipëri dhe jashtë saj.
Këngët , krijuesit dhe këngëtarët janë kryefjala e këtij aktiviteti madhështor i cili do të jetë në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor dhe çdokush do të ketë mundësinë ta ndjekë nga ekrani i RTSH-së. Cilësia audio dhe përsosmëria e saj janë çelësi i suksesit për një festival dinjitoz. Pas shumë dilemash festivali do të mbushë 59 vite të arta në kushte jo shumë të favorshme . Shumë ditë prova e shumë sakrifica nga stafi ku në krye qëndron regjisori Pali Kuke, idea e të cilit ishte dhe kjo skenë në Sheshin Italia ku Festivali del për herë të parë jashtë…
Realizimi i një Festivali tashmë është kthyer në një mision për RTSH dhe organizatorët, nje mision I cili shkon përtej një aktiviteti të institucionit së medias të publikut .
E pra Festivali sot merr udhë , për të gëzuar çdo shpirt shqiptari e për të vendosur një tjetër gur në piramidën muzikore e cila zgjatet e zgjatet deri në pafundësi, derisa muzika të ekzistojë.
E urimi vjen natyrshëm …….Miresevjen Festa e Këngës.