Ndërthurja e tradicionales me modernen të sjella plot energji, publikohet klipi nga provat e Ronela Hajatit në Eurovision 2022
  • e mërkurë, 4 maj 2022

Ndërthurja e tradicionales me modernen të sjella plot energji, publikohet klipi nga provat e Ronela Hajatit në Eurovision 2022

Energjike dhe joshëse, publikohet klipi nga provat e Ronela Hajatit në Eurovision 2022

Ronela Hajati po zhvillon me sukses provat e Eurovision me performancën e saj në skenën e stadiumit Olimpico. Nga raundi i dytë i provave, faqja zyrtare e Eurovision ka publikuar një pjesë të klipit të Ronelës duke performuar.

30 sekonda që demonstrojnë të gjithë energjinë dhe dinamizmin e kërcimit të këngëtares dhe balerinëve që e shoqërojnë atë. Edhe skenografia është plot drita shumëngjyrëshe që bashkohen me potencën vokale dhe kërcimin e Ronela Hajatit.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 10 maj, ku Ronela Hajati do të jetë e para që do të hap mbrëmjen duke interpretuar këngën e saj ‘Sekret” që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2022 në Torino të Italisë.

/rtsh.al/