Me një super performancë nga këngëtarët Mika dhe Laura Pausini, të cilët kanë kënduar disa nga këngët më të njohura të repertorit të tyre ka nisur finalja e madhe e Eurovision 2022.
Surprizat dhe emocionet nuk do të mungojnë këtë natë, ku janë 25 shtete që konkurrojnë për trofeun e madh të vendit të parë.
‘Paqe dhe dashuri’ ishte mesazhi i parë që u dha në hapje të festivalit, ndërsa siç e kërkon dhe tradita është bërë edhe parakalimi i 25 shteteve finaliste me flamujt e tyre në skenë.
Vendet finaliste janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi, Suedi, Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda, Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja.
Finalja mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali dhe prezantohet nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.
Natën finale të Eurovision 2022 mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH.
/rtsh.al/