Eurovision 2022 ka 25 finalistët e saj, mbyllet gjysmëfinalja e dytë, të gjitha shtetet që konkurrojnë për vendin e parë
  • e enjte, 12 maj 2022

Eurovision 2022 ka 25 finalistët e saj, mbyllet gjysmëfinalja e dytë, të gjitha shtetet që konkurrojnë për vendin e parë

Eurovision 2022 tashmë ka të 25 finalistët e saj, të cilët më 14 maj do të konkurrojnë për vendin e parë në skenë më të madhe të muzikës.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki,  Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedi,

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2022 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Europës.

Ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Natën finale të Eurovision 2022 mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH.

/rtsh.al/