Njoftim i RTSH
  • e diel, 29 dhjetor 2019

Njoftim i RTSH

Prej disa ditësh shikuesit e RTSH në YouTube, veçanërisht artëdashësit e Festivalit të Këngës në RTSH, kanë shprehur shqetësimin lidhur me vështirësitë për të gjetur këngët e Fest '58. Kjo pasi kanali kryesor i RTSH në YouTube (https://www.youtube.com/ user/RadioTvShqiptar) është mbyllur nga YouTube. Mbyllja është bërë, jo për arsye teknike, por për shkak të sulmeve të pandërprera të njëpasnjëshme të kryera nga Qendra "Suada", një sportel i vetëm unik në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, si dhe agjencia "Albautor" ndaj shumë videove të këngëve nga festivalet e këngës në RTSH ndër vite, dhe që janë publikuar në kanalin kryesor të RTSH në YouTube. 
Në kundështim me ligjin dhe në abuzim me kompetencat që i ka dhënë, Qendra "SUADA" dhe Agjensia "Albautor", kanë deklaruar pranë YouTube të drejtat si autorë, të cilat zotërohen në formë ekskluzive nga RTSH, i cili dihet botërisht se është organizatori i 58-të i edicioneve të Festivalit të Këngës në Shqipëri.  
RTSH është duke e ndjekur këtë çështje me shumë vëmendje dhe pas mbledhjes dhe administrimit të të gjitha provave, do të fillojë proceset gjyqësore kundër të gjithë subjekteve që kanë shkaktuar dëmtimin e interesave të ligjshme të RTSH, duke mos përjashtuar asnjë autor të përfshire, që nuk ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara me RTSH në rastin e pjesëmarrjeve në Festivalin e Këngës në RTSH. 
Ju njoftojmë se të gjitha këngët e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH janë publikuar në kanalin e dytë të RTSH në YouTube. https://www.youtube.com/channel/UC6tAjIpd8AWLI4ErBpBh2qg