Festivali i '58 i Këngës në RTSH, kurorëzoi mbrëmë fituese këngën e Arilena Arës 'Shaj', shkruar nga Darko Dimitrov dhe Lindon Berisha.
Festivali i Këngës u zhvillua në Tiranë, për tre netë. 20 këngë konkuruan për të fituar festivalin dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
12 këngë kaluan në finale, të zgjedhura nga juria e përbërë prej: Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro.
Votimi i plotë i jurisë vijon si më poshtë:
Juria votoi për këngën fituese të Arilena Arës, me një total prej 67 pikësh, pasuar nga vendi i dytë, Elvana Gjata me 64 pikë dhe në vend të tretë, Sara Bajraktari me 50 pikë.
Këngët që kaluan në finale ishin:
1. Valon Shehu - Kutia e Pandorës
2. Sara Bajraktari - Ajër
3. Robert Berisha - Ajo nuk është unë
4. Tiri Gjoci - Me gotën bosh
5. Bojken Lako - Malaseen
6. Arilena Ara - Shaj
7. Gena - Shqiponja e lirë
8. Kamela Islamaj - Më ngjyros
9. Albërie Hadërgjonaj - Ku ta gjej dikë ta dua
10. Elvana Gjata - Me tana
11. Olta Boka - Botë për dy
12. Era Rusi - Eja merre
Festivali u prezantua nga Alketa Vejsiu, në të njëjtën kohë, dhe drejtore artistike. Të ftuarit speciale të mbrëmjes ishin Eleni Foureira, këngëtare me origninë shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovision 2018 dhe doli e dyta dhe Giusy Ferreri, një këngëtare e njohur italiane.