Është përmbyllur, mbrëmjen e së enjtes, nata e parë e Fest `58 në RTSh. Me paraqitjen e 10 këngëve të para nga 20 këngë gjithsej në konkurrim.
Njëri pas tjetrit u shfaqën live këngëtarët; Bojken Lako, Kanita, Devis Xherahu, Sara Bajraktari, Genc dhe Nadia Tukiçi, Kamela Islamaj, Elvana Gjata, Aldo Bardhi, Renis Gjoka dhe Albërie Hadërgjonaj. Të shoqëruar po live nga Orkestra e RTSH.
Edhe të ftuar, duke nisur nga fituesja e Fest ’57, Jonida Maliqi, e cila e veshur prej stilistit Ardi Asllani, e hipur në një piramidë 2,5 metra te larte, të mbuluar me të kuqe këndoi triumfuesen e një viti më parë, “Ktheju Tokës”. Por, edhe kantautori legjendë i festivaleve në RTSH, Luan Zhegu, i shoqëruar nga Redon Makashi, Eranda Libohova, Marsela Cibukaj dhe Stine. Përveç skenografisë së festivalit nga Patrizia Bokonit, drejtorit të fotografisë Marcello Jazzeti, por edhe Olsi Tufa, apo Audios nga Emanuele Donini, edhe një tjetër italian si i ftuar special i Fest 58, fituesi i Sanremos 2018, Mahmud me këngën ‘Soldi”.
Por, drejtueset artistike të festivalit, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kanë zgjedhur të bëjnë edhe humor. Mungesën e dialogut politik në vend e kanë ironizuar me aktorë të humorit, duke bërë bashkë në mënyrë personifikuese tre politikanë kryesorë në vend; Edi Ramën, Sali Berishën dhe Jozefina Topallin.
Ndërsa, baritoni Gëzim Myshketa me këngën hit “Rrjedh në këngë e ligjërime” përmbylli natën e parë.