Eurovision 2022 nuk kishte se si të niste me më shumë energji dhe adrenalinë se ajo që na dhuroi Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret’, e cila ‘ndezi’ skenën e ‘Pala Olimpico’ në Torino.
Skenografia ku ndërthurej modernia dhe tradicionalja dhe veshja e saj skenike ishin realizuar në përsosmëri duke bërë publikun të kërcente nën ritmet e këngës ‘Sekret’ që përfaqëson Shqipërinë në këtë skenë të madhe të Europës.
Ylli nga Shqipëria ishte e para që çeli këtë natë magjike të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2022, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në të gjithë globin me miliona shikues.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë për Shqipërinë me kodin VOTE 01 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Ronela Hajati në natën finale që do të mbahet më 14 maj.
Eurovision 2022 mund ta ndiqni ekskluzivisht në RTSH1, RTSH Muzikë, Radio Tirana dhe RTSH.al.
/rtsh.al/