Nis nata e parë e Eurovision 2022 në Itali, ‘Sekret’ hap festivalin e madh muzikor
  • e martë, 10 maj 2022

Nis nata e parë e Eurovision 2022 në Itali, ‘Sekret’ hap festivalin e madh muzikor

17 këngë nga vende të ndryshme do të performojnë mbrëmjen e sotme në skenën e ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2022. Këngëtarja Ronela Hajati që përfaqëson Shqipërinë do të jetë ajo që do të hapë festivalin me këngën e saj ‘Sekret.

Eurovision 2022 shënon edicionin e 66-të të tij këtë mbrëmje, ku vetëm 10 këngë do të kualifikohen në finalen e madhe të 14 majit.

Kjo skenë do të ofrojë gjithçka nga elementet e ndryshme kulturore deri tek ato më moderne duke sjellë për publikun dhe miliona shikues të tjerë në të gjithë botën magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë.

Mikpritësit e Eurovision 2022 janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Këtë ngjarje muzikore më të ndjekur në të gjithë globin mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH ndërsa për këngën tuaj të preferuar mund të votoni me sms në numrin 54345 përveç këngës përfaqësuese të Shqipërisë.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, mund të votojnë për Shqipërinë me kodin VOTE 01.

Nata e dytë gjysmëfinale do të mbahet më 12 maj.

Lista e shteteve që do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale:

  1. Shqipëria: Ronela Hajati me këngën “Sekret”
  2. Letonia: Citi Zēni mme këngën “Eat Your Salad”
  3. Lituania: Monika Liu me këngën “Sentimentai”
  4. Zvicra: Marius Bear me këngën “Boys Do Cry”
  5. Sllovenia: LPS me këngën “Disko”
  6. Ukraina: Kalush Orchestra me këngën “Stefania”
  7. Bulgaria: Intelligent Music Project me këngën “Intention”
  8. Holanda: S10 me këngën “De Diepte”
  9. Moldavia: Zdob şi Zdub & Advahov Brothers me këngën “Trenulețul”
  10. Portugalia: MARO mme këngën “Saudade, Saudade”
  11. Kroacia: Mia Dimšić me këngën “Guilty Pleasure”
  12. Danimarka: REDDI me këngën “The Shoë”
  13. Austria: LUM!X feat. Pia Maria me këngën “Halo”
  14. Islanda: Systur me këngën "Með Hækkandi Sól"
  15. Greqia: Amanda Georgiadi Tenfjord me këngën “Die Together”
  16. Norvegjia: Subëoolferme këngën “Give That Ëolf A Banana”
  17. Armenia: Rosa Linn me këngën “Snap”

/rtsh.al/