Eurovision 2022, kualifikohen 10 shtetet e para, Shqipëria nuk shkon në finale
  • e martë, 10 maj 2022

Eurovision 2022, kualifikohen 10 shtetet e para, Shqipëria nuk shkon në finale

Shqipëria nuk kualifikohet në natën finale të Eurovision 2022. 10 vendet finaliste të gjysmëfinales së parë janë Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Performanca dhe përfaqësimi dinjitoz i Ronela Hajatit me këngën ‘Sekret’ edhe pse elektrizoi publikun nuk ka mundur të shkojë në finale.

Ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Më 12 maj do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale, ku do të zbulohen dhe finalistët e tjerë.

Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë.

/rtsh.al/