Agim Poshka, i ftuar në programin radiofonik të gazetarit dhe moderatorit Andri Xhahu është shprehur mbi pjesëmarrjen e tij në Fest ‘59. “Gjykova që i duhet pak intelektualizëm festivalit por edhe mua për të dalë nga rutina akademike në të cilën jetoj. Kënga është krijuar kohë më parë, por teksti u shkrua veçanërisht për festival. Nuk është një këngë që ka frymën e Eurovision-it pasi trajton një temë sociale, gati patriotike, pra jo një temë universale.
Kënga është e ndërtuar mbi një orkestrim për Orkestrën e madhe, ka shumë harqe, instrumenta frymorë, lahutë e klarinetë, shumë elementë që krijojnë emocione dhe përgjegjësi kur del në skenë.
- e enjte, 10 dhjetor 2020