Një JO e fortë për abortin nga Erik Lloshi. Një këngë e cila e prezanton Erikun për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH.
  • e premte, 11 dhjetor 2020

Një JO e fortë për abortin nga Erik Lloshi. Një këngë e cila e prezanton Erikun për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Dinamika e provave të Festivalit të 59-të në RTSH sa vjen e shtohet dhe për këngëtarët këto ditë janë shumë të ngarkuara me provat muzikore. Të gjithë janë në një mendje se ky Festival do të jetë i veçantë dhe do të mbahet mend gjatë si një Festival i cili tashmë del jashtë mureve të Pallatit të Kongreseve për të dalë në një ambient më popullor, ndonëse pandemia e kufizon deri diku.

Erik Lloshi vjen për herë të parë në Festivalin e Këngës duke sjellë njëkohësisht edhe një temë e cila prek një pjesë të shoqërisë shqiptare, pikërisht femrat. Eriku i ka prekur temat e dashurisë, tradhëtisë , zhgënjimit apo tema të tjera të cilat përdoren më shpesh në këngët shqiptare, por këtë vit me muzikë të Enis Mullaj dhe tekst të Endrit Mumajesit kënga "Jo" lëshon një mesazh për fenomenin e abortit i cili është i pranishëm në realitetin shqiptar dhe për të cilin pak flitet. Pas 15 vitesh karriere shume të mirë artistike në skenat më prestigjioze shqiptare Erik Lloshi dëshiron të ketë një paraqitje dinjitoze në skenën e këtij Festivali emblematik të këngës shqiptare.