Gigliola Haveriku , E Lirë......prek për herë të parë skenën magjike të Festivalit të Këngës.
  • e hënë, 7 dhjetor 2020

Gigliola Haveriku , E Lirë......prek për herë të parë skenën magjike të Festivalit të Këngës.

Skena e Festivalit te 59-të do të ketë një përzierje brezash këtë vit. Këngëtarë të cilët i rikthehen kësaj skene por dhe nga ata që e prekin për herë të parë këtë skenë ëndrrash e realizime dëshirash artistike. Njëra prej tyre është edhe Gigliola Haveriku e cila në bashkëpunim me kompozitorin Endrit Shani, vendosën të jenë pjesë e këtij Festivali vetëm një javë para se të mbylleshin aplikimet e pranimit. 

E gëzuar dhe entuziaste për këtë pjesëmarrje të parë Gigliola, shprehet se kjo skenë është kaq e dëshiruar për të gjithë këngëtarët por dhe krijuesit të cilët e shohin Festivalin e Këngës si një nga majat e karrierës së tyre artistike. E lirë është një këngë ku çdokush gjen veten në këtë periudhë të vështirë por dhe në kohëra të tjera më pak të trazuara. Në skenë ajo do të shprehet me pathosin që ka kënga në brendi dhe së bashku me artistë të tjerë ...gjë që na tregon se Gigliola sdo të jetë vetëm por do të jetë E lirë...