Albina dhe familja Kelmendi në duart e artistes së famshme Sacha Jean-Baptiste
  • e enjte, 9 mars 2023

Albina dhe familja Kelmendi në duart e artistes së famshme Sacha Jean-Baptiste

Sacha Jean-Baptiste është Drejtoresha Kreative për performancën e Albina Kelmendit në Eurovision Song Contest 2023. Për realizimin  e një performance të arrirë, Sacha Jean-Baptiste del në skenë! Sacha Jean-Baptiste është një emër i njohur në skenën e Eurovizionit.

Performancat e saj më të njohura, ndër të tjera, janë Euphoria e Loreen që perfaqesonte Suedinë, fituese e Eurovizionit 2012, Beautiful e Kristian Kostov për Bullgarinë, e dyta në Eurovizion 2017 dhe Fuego e Eleni Foureira për Qipron, e dyta në Eurovizion 2018 .

Sacha Jean-Baptiste ka një histori të shkëlqyer me Shqipërinë duke pasur edhe bashkëpunime të mëparshme. Në vitin 2021 ajo punoi me Anxhela Peristerin në “Karma”, duke i dhënë këngës një vizualizim të fuqishëm që e çoi në finale në Roterdam. 

Sacha Jean-Baptiste do të udhëtojë në Prishtinë, për të filluar punën e saj me Albinën dhe Familja Kelmendin për inskenimin e tyre në Eurovision 2023. 

Sacha Melina Jean-Baptiste, ka lindur në Svensson-Baptiste më 24 janar 1985 në Hässelby, është një koreografe, balerine dhe producente spektakli suedez.

Që nga viti 2011, Jean-Baptiste ka krijuar shumë nga shfaqjet skenike në Eurovision Song Contest. Ajo ka punuar për prodhime televizive suedeze si Idol dhe Sommerkrysset.

/rtsh.al/