Publikohet klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2023
  • e premte, 10 mars 2023

Publikohet klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2023

Publikohet klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi që do përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2023.

“Duje” mori zemrat e publiku për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.

Edhe në klipin zyrtar, fabula është ndërtuar pikërisht mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes vëllezërve e motrave, apo prindërve dhe bijve.

Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.   

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

Në këtë videoklip mund të njiheni me këngën e ripërpunuar në gjuhën shqipe e cila është bërë në njërën prej studiove më të mëdha, Babajim në Turqi.

Klipin mund ta ndiqni në kanalin tonë të youtube-it Radio Televizioni Shqiptar.  

/rtsh.al/