Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2022 në Itali, 18 këngë në garë, vetëm 10 do shkojnë në finale
  • e enjte, 12 maj 2022

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2022 në Itali, 18 këngë në garë, vetëm 10 do shkojnë në finale

Muzikë dhe kartolina nga vende të ndryshme të vendeve pjesëmarrëse në Eurovision 2022, kështu ka nisur gjysmëfinalja e dytë e koncertit më të madh të muzikës europiane. 18 këngë nga vende të ndryshme do të performojnë në skenën e ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë, ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finale.

Aktualisht dihen 15 finalistët e parë, ku 10 vend kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Surprizat nuk do të mungojnë as nga mikpritësit e Eurovision 2022, ku Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan do të kenë duetet e tyre por edhe nga këngëtarë të tjerë të njohur të muzikës italiane.

Shqipëria u përfaqësua në Eurovision 2022 nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën ‘Sekret‘ por që nuk mund të kualifikohet në finale.  Më 14 maj do të mbahet finalja e Eurovision 2022.

Këtë ngjarje muzikore më të ndjekur në të gjithë globin mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH.

Lista e shteteve që do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale:              

  1. Finland - Jezebel             
  2. Israel  - I.M        
  3. Serbia - In Corpore Sano              
  4. Azerbaijan - Fade To Black          
  5. Georgia   - Lock Me In     
  6. Malta - I Am What I Am
  7. San Marino - Stripper    
  8. Australia - Not the Same              
  9. Cyprus  - Ela       
  10. Ireland  - That's Rich       
  11. North Macedonia - Circles           
  12. Estonia - Hope 
  13. Romania - Llámame       
  14. Poland  - River  
  15. Montenegro - Breathe 
  16. Belgium - Miss You         
  17. Sweden  - Hold Me Closer            
  18. Czech Republic  -Lights Off

/rtsh.al/