Ditët e provave tashmë sa vijnë e bëhen më të ngarkuara për këngëtarët e artistët pjesëmarrës në Fest 59. Ata janë të ngarkuar emocionalisht për të dhënë më të mirën e tyre. Për Festina Mezini kjo pjesëmarrje e tretë në Festivaline Këngës është me shumë përgjegjësi pasi vjen me një bashkëpunim emrash të mëdhenj të muzikës siç janë kompozitori Flamur Shehu dhe poeti Jorgo Papingji. Vetë kompozitori Flamur Shehu është shumë optimist dhe besimplotë për interpretimin e Festina Mezinit në këngën "Kush je ti dashuri".
Për Franc Korunin kënga E moren botën" ka brenda revoltë për gjithshka ndodh rreth nesh por brenda saj thellë thellë ka edhe shpresë për jetën dhe dashurinë. Kjo këngë i ka të gjitha komponentët Franc Koruni dhe ashtu si të gjitha këngët e krijuara prej tij, ato janë reflektimet e tij të brendshme për jetën dhe problemet sociale të përditshme. Për vetë Francin skena e Festivalit të Këngës në RTSH, është magjike dhe ajo meriton respekt e mirënjohje për gjithë këto vite histori.