Florent Abrashi ka qenë i ftuar në programin e gazetarit Andri Xhahu ku ka folur mbi pjesëmarrjen e tij në Fest 59.
“Ky është një prezantim ndryshe i imi. Kënga është shkruar me ndikime nga muzika british, ajo italiane dhe pak rock. Është një këngë më e qetë, më e butë, më emocionale."
Abrashi ka komentuar edhe pjesëmarrjen në Festivalin Europian të Këngës.
"Përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision është një thikë me dy tehe. Në Shqipëri edhe në Kosovë ekziston ky fenomen, që krijojnë heroin dhe të keqin brenda natës. Ti mund të jesh këngëtari më i mirë, por po nuk arrite të marrësh një pozicion të mirë, atëherë nuk vlen. Nuk është aspak e lehtë dhe nuk është gjithçka siç na serviret në televizion. Edhe vetë nuk e di si do të isha sjellë nëse do të shkoja në Eurovision."
- e premte, 4 dhjetor 2020