Florent Abrashi në Festivalin e Këngës me "Vajzë"
  • e diel, 20 dhjetor 2020

Florent Abrashi në Festivalin e Këngës me "Vajzë"

Shumë breza ka rritur muzika e Festivalit të Këngës me këngë te cilat akoma mbeten hite dhe këndohen në çdo kohë dhe në çdo ambient gëzimi e feste. Është ky Festival i cili ka rrethuar me ngrohtësi shumë njerëz edhe në momente të vështira. Publiku i ka duartrokitur artistët e tij gjithmonë për vlerat e artit që ata përfaqsonin. 

Florent Abrashi si shumë fëmijë të brezit të tij mezi prisnin që të shihnin Festivalin e Këngës pasi në Kosovë nuk kishte një aktivitet kaq të madh për këngën shqip. Dhe tani ai ka realizuar një ëndërr duke qenë pjesë e Festivalit për të tretën herë. Kënga e tij "Vajzë" është një këngë me influencë british por me një miksim ku motivi shqiptar mbisundon. Bledi Shishmani ka krijuar tekstin dhe muzikën e kësaj kënge cila ka ardhur shumë natyrshëm edhe në vokalin e këngëtarit rocker Florent Abrashit.