Atmosfera e Festivalit të 59-të të këngës në RTSH i ka përfshirë të gjithë, artistët, krijuesit, këngëtarët dhe stafin organizativ . Të gjithë janë të angazhuar për të realizuar një edicion të jashtëzakonshëm për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Dëshira e madhe për të bërë muzikë të mirë dhe për ti dhuruar publikut kënaqësinë e një Feste të Këngës, duket se i ka entuziasmuar konkurrentët e këtij edicioni.
Orgesa Zaimi këtë vit në bashkëpunim me Olti Currin dhe Gridi Krajën kanë formuar një trio simpatike duke përmbledhur gjithshka në këngën Valixhja e Kujtimeve e cila i shkon secilit dëgjuesi e dashamirësi të muzikës, të cilit/ës i është thyer zemra. Orgesa tregon se si vjen këtë herë të katërt në Festival ...krejt ndryshe nga tre pjesëmarrjet e mëparshme. Një këngë e pakohë, kështu e cilëson vetë këngëtarja, këngën Valixhja e kujtimeve.