Kënga “Duje”, jehonë në Izrael, Albina dhe familja Kelmendi ngrenë në këmbë publikun
  • e diel, 9 prill 2023

Kënga “Duje”, jehonë në Izrael, Albina dhe familja Kelmendi ngrenë në këmbë publikun

Siç duket, kënga “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi nuk ka rrëmbyer vetëm zemrat e publikut shqiptar, të cilët me votën e tyre e përzgjodhën si përfaqësuesen e tyre në Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion Song Contest 2023, por jehona e saj i ka tejkaluar kufijtë.

Artistët pjesëmarrës të Festvalit kanë nisur tashmë një tur promovues dhe siç duket qartë edhe nga pamjet, kënga “Duje” është kthyer në hit në Izrael. I gjithë ky sukses i këngës u parapri edhe në Varshavë të Polonisë,  aty ku Albina dhe Familja Kelmendi bënë debutimin e tyre të parë për publikun polak.

Publiku izraelit e shijoi këngën pamasë, duke dhuruar mjaft duartrokitje, brohorima dhe kënduar njëzëri me Familjen Kelmendi. Artistët tanë janë ndjerë shumë të vlerësuar nga kjo pritje, të cilët nga ana tjetër po ndihen të motivuar për një përfaqësim sa më dinjitoz të këngës “Duje” në Festivalini “Eurovision 2023”, që do të mbahet në muajin Maj në Liverpool të Britanisë së Madhe, nga ku garojnë 37 shtete.

/rtsh/