Rosela Gjylbegu: Më vjen keq që është kthyer qëllim në vetvete Eurovisioni
  • e martë, 24 nëntor 2020

Rosela Gjylbegu: Më vjen keq që është kthyer qëllim në vetvete Eurovisioni

Në intervistën e dhënë për programin e gazetarit dhe moderatorit Andri Xhahu, Rosela është shprehur se: “Është një skenë e rëndësishme, por nuk më pëlqen gjithë ky agresivitet, emra që përfliten. Mendoj se të gjithë artistët që marrin pjesë në festival duhen duartrokitur për kurajën sepse për secilin prej nesh kjo nuk është një situatë e thjeshtë. Ndaj nuk më duket normale gjithë kjo luftë sepse është festival, pra festa e këngës. Çdokush dëshiron të fitojë dhe të shkojë në Eurovision, por nuk duhet të kthehet qëllim në vetvete.E rëndësishmë është që kënga të dëgjohet, të luhet, të mbetet. Dhe në këtë pikë misioni ynë është i kryer. Kështu që ftoj kolegët, dashamirësit, faqet në rrjetet sociale dhe media, t'i japin vlerë festivalit dhe të mos krijojnë konkurrencë, të mos ketë komente negative për të ngritur dikë e për të ulur një tjetër. Secili artist në vetvete ka vlera të padiskutueshme."

 

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni këtu