Viktor Tahiraj i këndon dashurisë për nënën në skenën e Festivalit të Këngës.
  • e diel, 13 dhjetor 2020

Viktor Tahiraj i këndon dashurisë për nënën në skenën e Festivalit të Këngës.

Ditët duken sikur vrapojnë kur bëhet fjalë për pregatitjet e një Festivali të rëndësishëm siç është ai i Këngës në RTSH. Të gjithë artistët jane drejt evidentimit të pikave më delikate të materialeve muzikore.

Për Viktor Tahirajn kjo pjesmarrje e tij e pestë në Festivalin e Këngës në RTSH do të thotë shumë, pasi vetë titulli i saj dhe ndjeshmëria e kësaj kënge ka të bëjë pikërisht me një nga dashuritë më të mëdha të jetës së një njeriu. Nënë, titullohet kënga e kompozuar nga Artur Dhamo e me fjalët e Nexhip Seraj me të cilën të tre artistët duan të përcjellin emocionet e tyre tek publiku. Diapazoni i Viktorit ka bërë që kjo këngë të marrë të tjera ngjyrime në interpretim duke përfshirë këtu dhe eksperiencën e tij në isopolifoninë labe apo në interpretimet e këngës popullore qytetare. E gjithë kjo bën që kënga të marri ngjyrimet e madhështisë me të cilën duhet ti thurim fjalë dashurie njeriut më të shtrenjtë në jetë....Nënës. 

Për Viktorin ky edicion është vërtet shumë i bukur dhe interesant pasi do të jetë një eksperiencë e paharruar edhe pse do të këndojnë në ambient të hapur dhe në kushte jo të favorshme të motit.