Nostalgji me hitet më të bukura shqiptare, magjia e natës së tretë të Festivalit të Këngës në RTSH
  • e mërkurë, 21 dhjetor 2022

Nostalgji me hitet më të bukura shqiptare, magjia e natës së tretë të Festivalit të Këngës në RTSH

Një festë e madhe, kështu ishte nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH, që risolli në skenë këngë të paharrueshme në memorien e publikut.

Këngëtarët shumë të dashur për të gjithë, Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka Eranda Libohova, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Bojken Lako, Redon Makashi, Altin Goci u ngjitën edhe njëherë në skenën e eventit muzikor kombëtar më të rëndësishëm, në një duet me konkurrentët për të kënduar hitet e tyre, që bënë të gjithë publikun e në sallën e Pallatit të Kongreseve të këndonte e kërcente bashkë me ta.

"A do vish" e riktheu Luan Zhegu pas 35 vitesh me këngën hit në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.

“Mos qaj” ringjitin në skenën e RTSH pas 15 vitesh “Djemtë e Detit”. Edea Demaliaj risolli këngën hit të të atit të ndjerë Gent Demaliaj, ku emocionet dhe lotët nuk munguan në skenë.

“Ëndërroj’ edhe pas 31 vitesh ngrit publikun e Festivalit të RTSH të kërcejë dhe këndojë.

Hitet ishin të shumta po ashtu edhe emocionet duke e bërë këtë natë të tretë të Festivalit të Këngës në RTSH vërtet magjike.

/rtsh.al/