Viti 1971
\n22 këngë konkurruese.
\nUdhëheqës artistik: Nikolla Zoraqi
\nRegjisor: Mihal Luarasi
\nSkenograf: Myrteza Fyshekati, Tomi Vaso
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Gasper Çurçija
\nOrkestra e madhe: RadioTelevizionit
\nPrezantues: Edi Luarasi, Viktor Zhusti
\nFestivali i X-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 24, 25 dhe 26 dhjetor të vitit 1971. Risia e këtij edicioni ishte transmetimi për herë të parë edhe në television. Tashmë festivali ishte radio-televiziv. Ishin 22 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Kënga e nënës”e kënduar nga Tonin Tërshana, kompozimi nga Agim Prodani. Ajo që e bëri më të bukur këtë edicion ishte orkestrimi i këngëve i cili pati impakt të madh në kritikën muzikore të kohës.