Viti 1969
\n21 këngë konkurruese.
\nUdhëheqës artistik: Nikolla Zoraqi
\nRegjisor: Albert Minga
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Ermir Krantja
\nOrkestra e madhe: Radiodifuzioni
\nPrezantues: Elisabeta Vasili, Kiço Fotiadhi
\nMë 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1969 u realizua Festivali i VIII i Këngës në Radio, në Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranë. Ky vit solli ndryshime në krijimtari por edhe në organizim. Në të u kënduan 21 këngë të reja nga 12 këngëtarë të rinj e të vjetër, në dy interpretime dhe në tri netë. Çmimi i parë ju dha këngës “Dhuratë për ditëlindje”, e kënduar nga David Tukiçi, i cili mbetet në historinë e festivaleve ndër konkurrentët më të vegjël në moshë. Kënga e kompozuar nga Nikolla Zoraqi dhe poet Fatos Arapi, mbetet ende një ndër këngët më të njohura të historisë së muzikës së lehtë shqiptare.