Viti 1966
\n18 këngë konkurruese.
\nUdhëheqës artistik: Nikolla Zoraqi
\nSkenograf: Shaban Hysa
\nDirigjent: Ferdinand Deda
\nOrkestra e madhe: Radiodifuzioni
\nPrezantues: Drita Bardhi, Bujar Kapexhiu
\nFestivali i V-të i Këngës në Radio, u zhvilua më 27, 28, 29 dhjetor të vitit 1966, në sallën e Institutit të Larte të Arteve. U prezantua nga Drita Bardhi dhe Bujar Kapexhiu. Ky festival pati shumë ndryshime si nga krijimtaria si nga stafi organizues. Ndikimi i sistemit të kohës, ishte i dukshëm edhe në krijime muzikore, pasi shumë prej tyre i këndonin “Partisë”. Shumica e këngëve ishin propaganda e pastër e kohës, lirizmi u quajt sentimental, fjalët e dashurisë/pasthirrma poetike të dështuara dhe imitime. Të trija këngët fituese të vëndeve të para, ishin sipas stilit të ri, të sociorealizmit. Fituese e çmimit të parë ishte kënga “Shqiponjë e Lirë”, kënduar nga Vaçe Zela, kompozuar nga Pjetër Gaci, me tekst nga Ismail Kadare.