Viti 1979
\nUdhëheqës artistik: Gjon Simoni
\nRegjisor: Osman Mula
\nSkenograf: Mitat Çahedari
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço,
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Gasper Çurçija, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni, Alqi Kareco
\nPrezantues: Mimoza Tafaj, Dhimiter Gjoka.
\nEdicioni i 18-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat, 22, 23, 24 dhjetor të vitit 1979 , në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Avni Mula dhe Ema Qazimi do të jenë triumfuesit e këtij festivali, dy emra të cilët për herë të parë në historinë e festivaleve, u vlerësuan me çmimin e madh, në karrierën e tyre muzikore. Kënga me titull “Trëndelinë dhe Këngë” u kompozua nga Avni Mula dhe u shkrua në tekst nga Hysni Milloshi. Përpos suksesit të këngëtarëve fitues, u vlerësuan në këtë festival dhe Vaçe Zela, Luan Zhegu, Irma Libohova.