Viti 1980
\nUdheheqes artistik: Gjon Simoni
\nRegjisor: Osman Mula
\nSkenograf: Mitat Çahedari
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço,
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Gasper Çurçija, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni, Alqi Kareco
\nPrezantues: Zerina Kuke, Dhimiter Gjoka.
\nFestivali i 19-të i Këngës, u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1980, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Prezatues të këtij edicioni ishin Zerina Kuke dhe Dhimitër Gjoka, emra të njohur të Televizionit Publik Shqiptar. Ky festival solli çmimin e dhjetë dhe të fundit për këngëtaren Vaçe Zela, e cila në natën finale u kurorëzua si mbretëreshë e këngës shqiptare, me dhjetë yje, si simbolikë e çmimeve të para në historinë e festivaleve. Kënga e renditur e para, midis 25 këngëve konkurruese u shpall “ Shoqet tona Ideale” e kompozuar nga Agim Prodani dhe tekstshkrues poeten Zhuliana Jorganxhi.