Viti 1981
\nUdhëheqës artistik: Spartak Tili
\nRegjisor: Osman Mula
\nSkenograf: Rexhep Aliaj
\nRedaktor Muzike: Gazment Mullai
\nRedaktore letrare: Zhuljana Jorganxhi
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço,
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Ferdinand Deda, Gjon Simoni, Alqi Kareco, Eno Koço, Agim Krajka, Selim Ishmaku
\nPrezantues: Anisa Markarjan dhe Ndriçim Xhepa.
\nFestivali i 20-të i Këngës, u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1981, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Prezatues të këtij edicioni ishin Anisa Markarjan dhe Ndriçim Xhepa, emra të njohur të fushës së aktrimit. Ky festival solli ndryshime në krijimtari ku u vu re largimi nga këngët e politizuara. Ju këndua lirikës së dashurisë, natyrës, të bukurës. Ndër emrat pjesëmarrës të cilët u vlerësuan ishin shumë zëra femërore si : Ema Qazimi, Alida Hisku, Liliana Kondakçi, Irma Libohova, Myfarete Laze, Aferdita Laçi, Lindita Theodhori, Adriana Ceko, por edhe Parashqevi Simaku e cila ishte befasia dhe e veçanta e këtij festivali. Kënga fituese u shpall “ Krenari e brezave” e kënduar nga Ema Qazimi, kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe teksti nga Gjokë Beci.