Viti 1983
\nUdhëheqës artistik: Spartak Tili
\nRegjisor: Osman Mula
\nSkenograf: Mitat Çuadari
\nRedaktor Muzike: Gazment Mullai
\nRedaktore letrare: Zhuljana Jorganxhi
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Ferdinand Deda, Gjon Simoni, Alqi Kareco, Eno Koço, Agim Krajka, Selim Ishmaku
\nPrezantues: Ndriçim Xhepa, Matilda Makoci.
\nFestivali i 22-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1983, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Pas viteve ’80 kënga shqiptare po çlirohej nga ndikimi politik, ndonëse ende nuk kishte krijimtari “të lirë”në mënyrë absolute. Ndriçim Xhepa dhe Matilda Makoçi ishin dy prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, të cilëve ju besua prezantimi i këtij festivali. Rikthimi i këngëtarit Tonin Tërshana solli sërish vëmendje në publik, por edhe në vlerësime nga juria profesioniste. Kënga “Vajzë moj, lule moj”, u vlerësua me vendin e parë. Kjo këngë u kompozua nga Luan Zhegu. Poete e tekstit të këngës ishte Adelina Balashi.