Viti 1986
\nUdhëheqës artistik: Spartak Tili
\nRegjisor: Vera Grabocka
\nSkenograf: Rexhep Aliaj
\nRedaktor Muzike: Gazment Mullai, David Tukiçi
\nRedaktore letrare: Zhuljana Jorganxhi
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Alqi Kareco, Gjergj Leka, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari
\nPrezantues: Ema Ndoja
\n22 këngëtarë morën pjesë në konkurrim, në këtë edicion të Festivalit të 25-të të Këngës, të cilat u përzgjodhën nga 130 këngë pjesëmarrëse. Ky festival u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1986, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Festivali shpalli fituese një këngë të bukur lirike, kënduar dashurisë. Kënga titullohej “Dy gëzime në një ditë”, kompozuar nga David Tukiçi, me tekst të Gjokë Becit. Nertila Koka ishte kengëtarja fituese e këtij edicioni.