Viti 1987
\nUdhëheqës artistik: Spartak Tili
\nRegjisor: Vera Grabocka
\nSkenograf: Rexhep Aliaj
\nRedaktor Muzike: Gazment Mullai, David Tukiçi, A. Azbija
\nRedaktore letrare: Zhuljana Jorganxhi
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Robert Radoja, Gjergj Leka, Selim Ishmaku, etj…
\nPrezantues: Silvana Braçe
\nFestivali i 26-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Ky festival solli një sërë ndryshimesh nga festivalet e kaluara, si në formë edhe në përmbajtje. Silvana Braçe, një emër i njohur i televizionit, drejtoi këtë festival. Një ndër këngët më të bukura të këtij edicioni, rrjedhimisht me e pëlqyera nga kritika (juria profesioniste) dhe nga publiku, ishte kënga “Nuk e harroj” kënduar nga Irma dhe Eranda Libohova, dy motrat të cilat për herë të parë u vlerësuan me këtë çmim. Kënga u kompozua nga Agim Krajka dhe u shkruajt në tekst nga Haxhi Rama.