Viti 1988
\nUdhëheqës artistik: Spartak Tili
\nRegjisor: Vera Grabocka
\nSkenograf: Bashkim Zahaj
\nRedaktor Muzike: Gazment Mullai, David Tukiçi, A. Azbia
\nRedaktore letrare: Zhuljana Jorganxhi
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, etj…
\nPrezantues: Ina Gjika
\nFestivali i 27-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 23, 24, 25 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Parashqevi Simaku rikthehet përsëri në podium, duke u vlerësuar sërish me çmimin e parë. Kësaj here me një këngë të kompozuar nga krijuesi i ri, Pirro Çako. Zëri i këngëtares Parashqevi Simaku vlerësohet nga kritika, me cilësi të larta interpretative, por edhe nga publiku. Në këtë festival morën pjesë 28 këngë konkurruese, ku më e bukura u shpall “E duam Lumturinë”. Teksti i shkruar nga Agim Doçi .