Viti 1990
\nUdhëheqës artistik: Shaqir Rexhvelaj
\nRegjisor: Osman Mula
\nSkenograf: Bashkim Zahaj
\nRedaktor Muzike: Gazment Mullai, David Tukiçi, Ali Azbia
\nRedaktore letrare: Zhuljana Jorganxhi
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Edi Xhani, etj…
\nPrezantues: Leon Menkshi
\nFestivali i 29-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1990, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Festivali solli plot 24 krijime te reja muzikore, të cilat konkurruan për çmimin e parë. Me një frymë krejt të re në organizim, festivali risolli netët e festivalit, në katër netë. Çmimi i parë iu dha këngëtares Anita Bitri, e cila për herë të parë u vlerësua me këtë triumf me këngën “Askush s’do ta besojë”, këngë e cila u kompozua nga Flamur Shehu me tekst të Jorgo Papingjit. Në përgjithësi ky festival u shqua për këngë rinore, festive, këngë të cilat i kënduan lirikës së dashurisë. Në skenë u ngjitën për herë të parë edhe grupet muzikore, sikurse ishte grupi “Zemrat e çdo moshe”.