Viti 1991
\nUdhëheqës artistik: Zhani Ciko
\nRegjisor: Vera Grabocka
\nSkenograf: Bashkim Zahaj
\nRedaktore letrare: Alqi Boshnjaku
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, Shpëtim Saraçi, Edi Xhani, etj…
\nPrezantues: Rudina Magjistari
\nFestivali i 30-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të sillte risi si nga ana konceptuale, po kështu edhe krijuese. U zhvillua në datat 24, 25, 267, 27 dhjetor të vitit 1991, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Regjia iu besua sërish Vera Grabockës, ndërsa prezantuese e këtij edicioni ishte Rudina Magjistari e cila në vijim do të bëhej imazh i njohur i televizioneve shqipare. Ky do të ishte një festival i cili afirmoi kulturën e muzikës së lehte shqiptare, pasi krijimtaria ishte e lirë nga situata politike. Në festival triumfoi kantautori Ardit Gjebrea, një emër i ri në muzikën e viteve ’90. Kënga fituese me titull “Jon”, e shkruar në tekst nga Xhankarlo Milone dhe Zhuljana Jorganxhi, i thurte himn emigracionit, një ndër situatava të rënda sociale dhe më të dhimshme të fillim viteve ’90.