Viti 1992
\nUdhëheqës artistik: Zhani Ciko
\nRegjisor: Leonard Gjata
\nSkenograf: Bashkim Zahaj
\nSkenari: Vangjel Kozma
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Petrika Afezolli, Jetmir Barbullushi
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nOrkestrimi: Robert Radoja, Selim Ishmaku, Shpëtim Saraçi, Gjon Smoni, Alfred Kaçinari, etj…
\nPrezantues: Rudina Magjistari, Fjoralba Shehu, Dritan Boriçi, Sokol Balza.
\nFestivali i 31-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pati një pruje shumë të madhe ne krijimtari muzikore. I organizuar në katër netë, në datat 24, 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1992, ky festival mirëpriti edhe artistë shqiptarë të cilët jetonin jashtë kufijve të Shqipërisë. Kënga fituese e këtij edicioni u shpall “Pesha e fatit”, këngë kjo e kompozuar nga Osman Mula me tekst të Alqi Boshnjakut. Kjo këngë bëri bashkë tri artistë të muzikës së lehtë shqipare: Manjola Nallbani, Aleksander Gjoka dhe Viktor Tahiraj.