Viti 1993
\nDrejtor i Festivalit: Arben Kallamata
\nUdhëhëqes artistik: Zhani Ciko
\nRegjisor: Leonard Gjata
\nSkenograf: Ibrahim Sylaj, Ramadan Aliu
\nSkenari: Mishel Koçiu
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Shpëtim Saraçi
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nPrezantues: Silvana Braçe, Ndriçim Xhepa
\n\n
Festivali i 32-të i Këngës, u zhvillua në datat 23, 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1993, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ky festival sërish njeh konkurrime të shumë artistëve më në zë të kohës, për të mos munguar as prezantime të krijuesve të rinj , si kompozitorë, por edhe këngëtarë. Koha tregoi se shumë artistë të rinj si Rovena Dilo, Alma Bektashi, Aleksandër Gjoka, Aurela Gaçe, etj… do të mbeteshin artistët e preferuar të viteve në fjalë të cilët shpesh u vlerësuan me çmime të para. Në festivalin e 32-të u vlerësua me çmim të parë kënga “Kur e humba nje dashuri” e kompozuar nga Vladimir Kotani, dhe poet Jorgo Papingji, kënduar nga Manjola Nallbani, e cila për të dytin vit rradhazi triumfon.