Viti 1994
\nDrejtor i Festivalit: Arben Kallamata
\nUdhëheqës artistik: Zhani Ciko
\nRegjisor: Vera Grabocka
\nSkenograf: Bashkim Zahaj
\nRedaktor muzike: Selim Ishmaku
\nRedaktor letrat: Alqi Boshnjaku
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nPrezantues: Reis Çiço, Doris Prela
\nFestivali i 33-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pati një pruje shumë të madhe një krijimtari muzikore dhe një kast këngëtarësh tepër të talentuar. Shumë këngë të këtij edicioni do të mbaheshin mend gjatë. I organizuar në katër netë, në datat 20, 21, 22 dhe 22 dhjetor të vitit 1994, në Pallatin e Kongreseve. Kënga fituese e këtij edicioni u shpall “Të sotmen Jeto”, këngë kjo e kompozuar nga Shpëtim Saraçi me tekst të Alqi Boshnjakut. Kjo këngë solli në skenë këngëtaren e re dhe të talentuar Mira Konçi. Nën regjinë e Vera Grabocka dhe prezantimi nga Reis Çiço dhe Doris Prela, ky festival korri mjaft sukses në shikueshmëri dhe publik.