Viti 1995
\nDrejtor i Festivalit: Marin Karma
\nDrejtor artistik: Zhani Ciko
\nRegjisor: Osman Mula
\nSkenografia: Bashkim Zahaj
\nRedaktor letrat: Alqi Boshnjaku
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Alqi Lepuri, Petrika Afezolli, Shpëtim Saraçi
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nPrezantues: Reis Çiço, Doris Prela
\nFestivali i 34-t i Këngës, u zhvillua në datat 22, 23, 24, 25 dhjetor të vitit 1995, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ky festival sërish njeh konkurrime të shumë artistëve më në zë të kohës, si kompozitorë, por edhe këngëtarë. Në festivalin e 34-t u vlerësua me çmim të parë kënga “Eja”e kompozuar nga Ardit Gjebrea, dhe poet Xhevahir Spahiu, kënduar nga Ardit Gjebra dhe grupi Jon, këngëtar i cili për të dytin vit triumfon. Në këtë festival konkurruan 32 këngë, 16 prej të cilave u përzgjodhën në natën finale. Një risi e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtarëve shqiptarë të Kosovës.