Viti 1996
\nDrejtor i Festivalit: Marin Karma
\nDrejtor artistik: Zhani Ciko
\nRegjisor: Osman Mula
\nSkenografia: Bashkim Zahaj
\nRedaktor letrat: Alqi Boshnjaku
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Alqi Lepuri, Petrika Afezolli, Shpëtim Saraçi
\nOrkestra Simfonike: Radio Televizioni Shqiptar
\nPrezantues: Ardit Gjebrea, Valbona Çoba, Rudina Magjistari
\nFestivali i 35-të i Këngës, si në vitin jubilar të tij solli një ngjarje të bukur të muzikës së lehtë shqiptare. Një festival i cili u mbajt mend gjatë prej fitores së këngëtares më të re, Elsa Lila, e cila preku skenën e këtij edicioni me këngën “Pyes Lotin”, kompozuar nga Valentin Veizi, me tekst nga Enrieta Sina… Kënga u pëlqye njëherazi nga kritika dhe publiku duke u kthyer në jehonë, emri dhe zëri i këngëtares. Në festival konkurruan 32 këngë nga artistë të ndryshëm. Dhe ky edicion u mbajt në katër netë, më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të vitit 1996, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Prezantimi iu besua tri emrave publik dhe shumë të afirmuar në media sikurse: Ardit Gjebrea, Valbona Çoba, Rudina Magjistari.