Viti 2000
\n28 këngë konkurruese.
\nDrejtor i festivalit: Martin Leka
\nDrejtor artisti: Adrian Hila
\nRegjisor: Leonard Gjata
\nSkenografi: Bashkim Zahaj
\nSkenari: Pandi Laço
\nAktor: Enver Petrovski
\nKoreograf: Arian Sukniqi, Luan Shtino
\nKostumograf: Zina Kati, Rezarta Skifteri
\nDirigjent: Ferdinand Deda, Alfred Kaçinari, Ardian Hila, Edmond Zhulali, Jetmir Barbullushi
\nOrkestra Simfonike e Radio Televizionit
\nPrezantues: Erion Mustafaraj, Ornela Bregu
\n\n
Festivali i 39-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 21, 22, 23 dhe 24 dhjetor te vitit 2000. Ishin 28 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Ante i tokës time” e kënduar nga Rovena Dilo, Muzika nga Alfred Kaçinari, Ardit Gjebrea, Teksti nga Rovena Dilo. Ky ishte festivali i parë që zhvillohej në shekullin e ri, risi e tij ishte perfaqësimi nga emra të rinj këngëtarësh, këngë e rryma të reja dhe kompozitor dhe poet të rinj.