Viti 2008
\n20 këngë konkurruese.
\nDrejtor i festivalit: Zamira Koleci
\nDrejtor artisti: Pirro Cako
\nRegjisor: Pali Kuke
\nSkenografi: Bashkim Zahaj
\nSkenari: Koloreto Cukali
\n\n
\n
Dirigjent: Jetmir Barbullushi,Selim Ishmaku,Shpëtim Saraçi,Gridi Kraja,Oleg Arapi Orkestra Simfonike e Radio Televizionit
\nPrezantues: Elsa Lila, Julian Deda & Gentian Zenelaj
\n\n
Festivali i XLVII-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 19, 20 dhe 21 dhjetor te vitit 2008.
\nIshin 20 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e cmimit të parë u shpall “Më merr në ëndërr” e kënduar nga Kejsi Tola, Muzika Edmond Zhulali, Teksti nga Agim Doçi, orkestruar nga Edmond Zhulali. Përmes një formule të ideuar nga drejtori artistik Pirro Çako, të gjitha këngët u kënduan përgjatë tri netëve, duke eliminuar procesin e vështirë të seleksionimeve për finale, por edhe “zhdukjes” së këngëve që këndoheshin vetëm një herë në festival. Natën parë e të tretë këngët u kënduan live, ndërsa në të dytën, këngët u ofruan të regjistruara, të riorkestruara dhe nën shoqërinë e një këngëtari, apo një grupi tjetër. Komoditeti i regjistrimit i çliroi këngëtarët nga emocionet dhe la më shumë mundësi për performancë artistike.